Në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Kolegjin AAB, Universiteti i Liège në Belgjikë shpall thirrjen për pranimin e studentëve nga Kolegji AAB në programin e shkëmbimit Erasmus+, 2019/20.
Nëse jeni të interesuar të aplikoni, ju lutemi lexoni me kujdes udhëzimet e mëposhtme para se të aplikoni.
Afati i aplikimit:
Aplikimi online:
Plotësoni formën e aplikimit online dhe bashkëngjitni dokumentet e kërkuara (foton e ID kartelës, dokumentin identifikues apo pasaportën, certifikatën e notave, vërtetimin për nivelin e njohjes së gjuhës angleze, vërtetimin për nominim nga Kolegji AAB).
Informacionet e detajizuara për procedurën e aplikimit i gjeni në: www.enseignement.uliege.be/en/erasmus-in-application
Studentët të cilët plotësojnë kriteret do të intervistohen paraprakisht nga komisioni përkatës në Kolegjin AAB.
Pas pranimit të aplikacionit nga koordinatori i departamentit përkatës në U Liège, studenti pranon letrën e pranimit në email.