Universiteti i Savoniasë nga Finlanda fton studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë në Erasmus+

22 Shtator 2022

Slavonia University në Finlandë ka hapur aplikimet për studentët e Kolegjit AAB, në kuadër të programit Erasmus+. Hapësirë për aplikim do kenë të gjithë studentët të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB.

Afati për aplikim do të zgjasë deri me 15 tetor 2022. Studentët e përzgjidheur do të intervistohen nga komisioni përkatës. Kriteret themelore janë që studentët të jenë të semestrit të dytë deri në semestrin e pestë. Nota mesatare të jetë 9 ose sipër, derisa kërkohet të kenë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, niveli B2, C1 ose C2.

Të gjithë studentët e interesuar për aplikim duhet të dërgojnë email te dekanët e fakulteteve të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Ekonomik si dhe në emailin e pro-rektores Venera Llunji.

Përmes programit Erasmus+, mundësohet shkëmbimi i studentëve duke krijuar kështu përvoja të rëndësishme për bagazhin e tyre akademik, të cilat më vonë do jenë bazë për ndërtimin e karrierës.

Share: