Viti i ri akademik 2020/21

15 Tetor 2020
Viti i ri akademik 2020/21

Të dashur studentë të rinj!
Mirë se vini në institucionin më të mirë jopublik në rajon, Kolegjin AAB!

Vendimi juaj për të qenë pjesë e Kolegjit AAB, besojmë se është vendimi më i mirë që keni ndërmarrë deri tani në përvojën tuaj jetësore.
Për këtë do të bindeni në vitet në vazhdim, gjatë rrugëtimit tuaj akademik, ndërsa ne do të përpiqemi t’ jua dëshmojmë secilit nga ju përkushtimin dhe angazhimin tonë për të bërë maksimumin për studentët tanë dhe për të mirën e vendit.

Ndonëse përfundimi i shkollës së mesme por edhe procesi i regjistrimit në studime universitare, u prolongua për shkak të situatës pandemike, kemi kënaqësinë t’ ju njoftojmë se viti i ri akademik 2020/21 për studentët e rinj, në Kolegjin AAB do të fillojë më 26 tetor 2020.
Para fillimit të vitit akademik, secili nga ju do të pranoni sms personal në numrin tuaj, për ditën, grupin dhe kohën e hapjes solemne të vitit akademik.
Ndërkohë, afati i regjistrimit të studentëve të rinj do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 15 nëntor 2020, andaj edhe miqtë tuaj do të mund të jenë pjesë e Kolegjit AAB, krahas mijëra kolegëve të rinj që do t’ i takoni në Kolegjin AAB.

Ju urojmë shëndet dhe suksese dhe ju mirëpresim në Kolegjin AAB!
Gëzuar!

Share: