Workshop: “Strategjitë e publikimit në revista ndërkombëtare”

24 Shkurt 2020

Praktikat, specifikat dhe sfidat për të arritur deri te revistat e njohura shkencore ndërkombëtare, do të jenë tema të diskutimit në punëtorinë “Strategjitë e publikimit në revista ndërkombëtare” që organizohet nga Kolegji AAB për stafin akademik.

Punëtoria do të zhvillohet nga profesor Nico Carpentier, profesor në Universitetin Charles (Pragë), Universitetin Vrije (Bruksel), Universitetin Uppsala (Suedi).
Carpentier, ka botuar qindra publikime dhe është cituar rreth 6,000 herë në artikuj shkencorë, monografi, libra të redaktuar, kapituj, etj., në revista prestigjioze dhe shtëpi botuese, si Palgrave Macmillan, Routledge, Sage, Intellect, Oxford University Press, etj..
Punëtoria do të mbahet më 01 prill 2020, në Kolegjin AAB.

Share: