ZGJEDHJET STUDENTORE 2023/24

25 Mars 2023
STUDENT ELECTIONS 2023/24

Të nderuar studentë,

Unioni i Pavarur i Studentëve të Kolegjit AAB ka shpallur zgjedhjet e lira për përbërjen e re të Unionit. Të drejtë kandidature kanë të gjithë studentët e rregullt të Kolegjit AAB. Përmes kësaj kandidature ju shprehni vullnetin tuaj për të qenë përfaqësues të fakultetit në përbërjen e re të Parlamentit Studentor. Për të fituar statusin e kandidatit, studenti duhet të mbledhë 50 nënshkrime nga kolegët e fakultetit. Listën për nënshkrime duhet ta merrni tek referentët tuaj dhe pas grumbullimit të nënshkrimeve, e plotësuar, dorëzohet tek referenti përkatës.

Afati i mbledhjes së nënshkrimeve fillon nga 27.03.2023 dhe përfundon me datën 03.04.2023.

Rregullat e hollësishme bazuar në Statutin e Unionit Studentor, i gjeni në vazhdim.

Suksese!

Share: