Zyrtarët e Kolegjit AAB zhvillojnë vizitë në Universitetin e Sporteve të Tiranës

23 Qershor 2023
AAB College officials visit the Sports University of Tirana

Zv/rektori i Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva, drejtori i bibliotekës Urim Sallauka dhe profesori Ardian Sallauka kanë vizituar Universitetin e Sporteve të Tiranës.

Ata u mirëpritën nga rektori Agron Kasa, zv/rektori për anën shkencore Fisnik Brovina, Drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit Arben Kaçurri, dekani i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit Robert Çina, Drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë Safiola Çarçani, drejtoreshën e Departamentit të Projekteve dhe Teknologjisë Elona Mehmeti si dhe studentët nga ky universitet.

Vizita solli bisedimet rreth bashkëpunimeve akademike në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe sportit, bashkë me mundësitë për angazhime të përbashkëta në projekte dhe aktivitete të shumta.

Zyrtarët nga Kolegji AAB panë nga afër laboratorët modern të Universitetit të Sporteve të Tiranës, që shërbejnë për matje e testime të ndryshme për studentët dhe të gjithë sportistët në Shqipëri.

Share: