Në AAB nisi seria e ligjëratave motivuese AABtalks, me ligjëratën e Behgjet Pacollit

Në AAB Teatrin “Faruk Begolli”, sot filloi seria e parë e ligjëratave motivuese, AABtalks, ku mysafir i parë ishte biznesmeni shqiptar, Behgjet Pacolli, i cili mbajti ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB me temën “Si të bëhesh i suksesshëm”.

Pacolli u tha studentëve të Kolegjit AAB se çdo njeri është i lindur për të qenë një njeri i suksesshëm, por shfrytëzimi i potencialit të tij e bën atë të jetë apo jo i suksesshëm.

“Për shembull në një klasë ligjëratën e një ligjëruesi disa studentë e kanë kuptuar, disa jo. Çfarë ka ndodhur këtu? Këtu kemi të bëjmë jo me mungesë të aftësisë së studentëve për të kuptuar, por kemi të bëjmë më mosshfrytëzimin e potencialit të tyre”, tha Pacolli.

Ai tha se çdo njeri që dëshiron të jetë i suksesshëm në jetë, duhet të ketë ide, të cilën duhet ta shndërrojë në praktikë.

“Shndërrimi i një ideje në një projekt ka një parakusht: ti duhesh ta duash atë ide, nëse ti nuk e do atë, ti nuk mund ta kthesh atë në projekt. Prandaj, dashuria shumë e madhe për punë,  për të vepruar,  për të krijuar etj., e shtyn njeriun drejt suksesit. Këto që i përmenda përbëjnë mbi 60% të mundësisë së suksesit. Mbeten 40% ku duhet t’u dedikosh kohën, investimet materiale, etj”, tha Pacolli gjatë ligjëratës së tij.

Pacolli rrëfeu para studentëve të Kolegjit AAB për shumë momente interesante që ka pasur gjatë jetës së tij qysh nga shkolla fillore, e mesme, pastaj emigrimi e deri në ditët e sotme se si ka arritur të jetë njeriu më i suksesshëm në fushën e biznesit.

Sa i përket nivelit të diturisë së njerëzve të pasur, Pacolli u tha studentëve të Kolegjit AAB se nuk është e rastësishme nëse një njëri është i pasur.

“I pasuri nuk mund të jetë i paditur, i pasuri është njëri i mençur sepse ndryshe nuk do të mund të pasurohej”, vlerësoi ai.

Në fund të kësaj ligjërate motivuese për studentët, këta të fundit patën mudësinë të bëjnë edhe pyetje për z.Pacolli nga i cili morën përgjigjet dhe qëndrimet e tij për çështje të ndryshme.

Seria e ligjëratave motiveuese AABtalks do të vazhdojë edhe në ditën në vazhdim ku studentët e AAB-së, do të kenë rastin të dëgjojnë rrëfimet e drejtpërdrejta të njerëzve që kanë arritur suksese të theksuara në fusha të ndryshme të jetës.

Më poshtë mund ta shikoni ligjëratën e plotë të Pacollit në AABtalks:

https://www.facebook.com/pg/AAB.edu/videos/?ref=page_internal

 

INSTITUTI AAB
APLIKO