Berat Miftari, moderator i njohur në skenën mediale të Kosovës

Ai është bashkautor dhe redaktor i emisionit më të dëgjuar në hapësirën radiofonike në vend “Metropol”. Ndërsa,në cilësinë e bashkautorit ka realizuar edhe ciklin e emisionit dokumentar “Diku në Kosovë”, dokumentar i shpërblyer nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me çmimin “Dokumentar i Vitit”.  Ka përfunduar studimet bachelor në Komunikimi Masiv dhe Gazetari dhe tani është në përfundim të studimeve master, në po të njëjtin drejtim, në Kolegjin AAB.

Ky është Berat Miftari, i cili për më shumë se 14vjet është pjesë e transmetuesit publik, Radio Televizioni i Kosovës (RTK). Miftari së fundmi është angazhuar edhe në Kolegjin AAB, në cilësinë e asistent- ligjëruesit në lëndën “Radiogazetari”.  Beratin e kemi parë gjithashtu edhe në rolin e konferancierit në disa nga ceremonitë më të larta shtetërore.

Duke kujtuar ditët e para të studimeve në AAB, Berati për revistën “Alumni AAB” ka thënë:“Ishim gjenerata e parë, mirëpo sot thuajse pjesa më e madhe e gjeneratës janë të angazhuar në pozita të rëndësishme ndërsa numërojnë sukseset.”. 

“Sot Kolegji AAB është lider në cilësinë akademike dhe në prestigjin që ka krijuar. Ne ishim gjenerata e parë në AAB, nuk është se kemi pasur kushte çfarë sot i kanë studentët e AAB-së, duke përfshirë radion, TV-në, revistën, publikime të ndryshme dhe mundësi të pafundme në literaturë, bibliotekë dhe gjëra që lehtësojnë botën studimore. Mirëpo, me një angazhim të madh sikur nga ana jonë ashtu edhe nga stafi akademik kemi arritur suksese dhe sot, derisa shoh Kolegjin AAB, them me krenari “Ne ishim të parët këtu”, shprehet Berati.

“Studimet të japin mundësinë të formohesh në aspektin intelektual, patjetër të formosh dhe mendimin tënd kritik karshi situatave me të cilat ballafaqohesh. AAB gjithmonë studentëve u ka ofruar hapësirë për kreativitet dhe na ka përgatitur për tregun medial, në rastin konkret. Patjetër, unë sot ndërsa jam me studentë mundohem të përçoj të njëjtën gjë tek gjeneratat e reja – thjesht të bëhen gati për sfidat që i presin”, thotë ai.

Krahas studimeve master, Berati gjithashtu deri më sot ka qenë pjesë e trajnimeve, konferencave dhe shkollave të ndryshme si brenda ashtu edhe në Evropë e në ShBA, dhe  së fundmi  është  duke punuar në RTK, ku së shpejti do të jem edhe bartës i një formati televiziv i njohur si “Late NightShow”.  

INSTITUTI AAB
APLIKO