Biblioteka e Fakultetit të Gjuhës Angleze në AAB, pasurohet edhe me 55 tituj të rinj- donacion i Bondsteel

12 Nëntor 2016

Fondi librar i English Corner, që është pjesë përbërëse e Bibliotekës së Fakultetit të Gjuhës Angleze, u pasurua edhe me 55 tituj të rinj, donacion i Kampit Bondsteel në Ferizaj.

Dr. Bujar Tafa, me rastin e pranimit të këtij donacioni, falënderoi Kampin Bondsteel dhe ka thënë se me këtë donacion do të mund të përfitojnë studentët e Gjuhës Angleze, të cilët do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë për kulturat e vendeve të ndryshme që janë trajtuar në këto libra. “Kujtoj se këta tituj të librave janë me interes për studentët e këtij fakulteti për ngritjen e njohurive nga lëndët që studiojnë”, ka thënë prof. Tafa.

Ndërkaq, Krenare Çerkini, tutore në Fakultetin e Gjuhës Angleze, është shprehur se pas krijimit të marrëdhënieve të mira mes ushtarëve amerikanë me studentët dhe stafin e Fakultetit të Gjuhës Angleze,ata me vullnet të plotë edhe gatishmëri pranuan që të na dhuroj në këtë kontingjent të librave.

Ndryshe, English Corner, gjendet në objektin e V të Kampusit të AAB-së në Prishtinë dhe u mundëson qasje të lirë të gjithë studentëve të interesuar për leximin e literaturës anglo-amerikane.

Share: