Drejtori i FDH në Kosovë, Bekim Blakaj, para studentëve të AAB-së mbajti një ligjëratë në temën “Drejtësia tranzicionale në Kosovë”

9 Dhjetor 2016

 

Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH Kosovë),  Bekim Blakaj, para studentëve të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, kampusi Ferizaj,  mbajti një ligjëratë në temën “Drejtësia tranzicionale në Kosovë”. Për këtë temë ai solli shumë shembuj të natyrës së drejtësisë tranzicionale duke u fokusuar në vendin tonë.

Zotri Blakaj, gjatë ligjëratës së tij u fokusua;   në sjelljen para drejtësisë të atyre  që janë përgjegjës për shkeljet e kryera në lidhje me dënimet penale, përdorimi i të gjitha mekanizmave për sjelljen e së vërtetës, mënyrat e dëmshpërblim për viktimat për të plotësuar në njëfar forme nevojat e tyre, reformimet në sistemet e sigurisë, që t’i bëjë ata përgjegjës për shkeljet në të kaluarën, dhe të heqë mundësisht abuzuesit e të drejtave të njeriut nga institucionet publike, reformimet e institucioneve publike për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve nga e kaluara.

Në fund të ligjëratës pati edhe një debat, ku studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje, të cilave iu përgjigje drejtori Bekim Blakaj.

Gjithashtu drejtori Blakaj u takuan edhe me menaxhmentin e AAB-së  me të cilën biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Share: