23 Prill 2026

Me rastin e Dita Botërore e Librit, më 23 prill 2026, në Akademnë e Shkencave e Shqipërisë do të mbahet një aktivitet i rëndësishëm letrar dhe akademik, ku në fokus do të jetë promovimi i botimeve të Akademik, Prof. Lulzim Tafa.

Në kuadër të këtij organizimi, do të prezantohen disa nga veprat e tij më të fundit, botime të shtëpisë botuese AAB, të cilat përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në letërsinë dhe mendimin bashkëkohor shqiptar. Aktiviteti do të mbledhë figura të njohura të botës akademike dhe letrare, duke krijuar një hapësirë diskutimi dhe reflektimi mbi krijimtarinë dhe ndikimin e tij.

Fillimisht, me ftesë të Bashkisë së Lezhës dhe në cilësinë e laureatit të Çmimit mbarëkombëtar për Poezi “Gjergj Fishta”, do të zhvillohet një aktivitet letrar në Lezhë, duke theksuar rëndësinë e krijimtarisë poetike dhe promovimit të letërsisë shqipe.

Ndërkaq, në orën 14:00, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, do të mbahet promovimi i librit me poezi “Eternale” të autorit Rrahman Paçarizi, ku do të ketë edhe një fjalë rasti në kuadër të këtij promovimi.

Në të njëjtin aktivitet do të prezantohen edhe tre libra të autorit dhe profesorit Ramë Buja, botime të shtëpisë botuese AAB, duke dëshmuar kontributin e vazhdueshëm të Kolegjit AAB në fushën e botimeve akademike dhe letrare.

Këto promovime dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Kolegjit AAB në mbështetjen dhe promovimin e autorëve vendorë, si dhe në zhvillimin e jetës akademike e kulturore në hapësirën mbarëkombëtare.

Share: