7 lojëra të reja u krijuan në kuadër të Global Game Jam 2020 që u mbajt në Kolegjin AAB

Pas 48 orëve pune të pandërprerë, përfundoi Global Game Jam 2020 ku Kolegji AAB ishte partneri kryesor në këtë ngjarje. Ky aktivitet i zhvilluar në të njëjtën kohë në 119 vende të botës, filloi më 31 janar në orën 17:00 dhe përfundoi të dielën më 02 shkurt 2020.

Pjesëmarrësit e Global Game Jam 2020, që në vendin tonë u mbajt për herë të dytë, punuan në krijimin e lojërave kompjuterike nën temën “Repair”, që ishte tema boshte e këtij edicioni në të gjithë botën. Pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve edhe studentë të AAB-së, arritën të përfundojnë 7 projekte (lojëra) të cilat tashmë janë publikuar në faqen zyrtare të GGJ.

Krahasuar me vitin e kaluar pjesëmarrja ishte shumë më e madhe dhe numri i projekteve të realizuar, pothuaj i dyfishuar. Ndryshe në këtë edicion të GGJ folësi kryesor ishte Chris Avellone – game designer i njohur ndërkombëtarisht.

INSTITUTI AAB
APLIKO