Tarifat e Shkollimit

Struktura e Tarifave dhe Shërbimeve Studentore

Kolegji AAB ofron një varg të bursave dhe mbështetjeve financiare për student, të cilët kanë për qëllim të stimulojnë si dhe të shpërblejnë performancën e mirë të studentëve, si dhe të mbështesin grupet e kategorive sociale. Bursë universitare, sipas Statutit, nënkupton çdo asistentë financiare apo lirim nga pagesa e semestrave përkatës. Bursat fitohen nga studentët të cilёt i plotësojnë kriteret formale dhe të cilat përcaktohen nga Këshilli Drejtues i AAB-së.

Bursat e rregullta dhe mbështetjet financiare të AAB-së janë si në vijim:

  • Bursa për studentët të cilët kanë notë tё lartё gjatë shkollimit të mesëm.
  • Bursë dhe lehtësime financiare për studentët me asistencë sociale.
  • Bursë dhe lehtësime te tjera financiare për studentët e familjarë të viktimave të luftës dhe për studentët invalidë të luftës.
  • Bursë për studentë me aftësi të kufizuara.
  • Lehtësime financiare për studentë familjarë.
  • Bursë  dhe lehtësira financiare për studentë me vendbanim jashtë Kosovës, Lugina e Preshevës, Ulqini etj.

Përpos kategorive të cilat janë standarde, AAB vazhdimisht prezanton programe të bursave të cilat kanë për qëllim t’i mundësojnë studentëve të dalluar regjistrimin në studime universitare. 

Përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit me komunat e Republikës së Kosovës, gjithashtu iu mundësohet që për çdo vit akademik 2 student të përzgjedhur nga çdo komunë në Kosovë të studiojnë në AAB me bursë 100%.