Për studentët

Të nderuar studentë
Stafi i Qendrës së Karrierës në Kolegjin AAB është i gatshëm për të ndihmuar në zhvillimin
gjithëpërfshirës për karrierë, ofron shërbime dhe burime për përgatitjen profesionale të
studentëve aktual dhe atyre të diplomuar. Zyrtarët e Qendrës së Karrierës ofrojnë këshilla
individuale dhe grupore për studentët lidhur me tema profesionale siç janë:

  • Eksplorimi dhe zhvillim i karrierës
  • Shkrimi i rezymesë dhe letrave motivuese
  • Teknikat e intervistimit dhe strategjitë e praktikës/kërkimit të punës
  • Rrjetëzimi dhe etiketa profesionale
  • Zhvilllimi dhe planifikimi i karrierës
  • Zhvilllimi i shkathtësive të buta dhe të forta

Me anë të eksplorimit të karrierës studentët arrijnë të njohin veten dhe kërkesat e tyre, të hulumtojnë
rëndësin e profesioneve. Hulumtimi i fushave të ndryshme të karrierës zgjeron njohuritë e studentëve
për mundësitë e ndryshme të karrierës, ofron rrjetizimin me profesionist në fusha të caktuara të
interesit dhe mundëson që studentët të jenë më të sigurt gjatë procesit të vendimmarrjes.

Për studentët

Qendra e Karrierës ofron mundësi të shumta për zhvillimin e cilësisë profesionale të studentëve, duke
organizuar punëtori, seminare, vebinare, tryeza të rrumbullakëta, konferenca, biseda, me qëllim që
studentët të kuptojnë më mirë tregun e punës dhe t’i zotërojnë shkathtësitë që janë të nevojshme për
organizimin dhe planifikimin e karrierës së tyre profesionale.

Studentët vullnetar

Një mundësi e shkëlqyer për studentë të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit gjatë organizimit të aktiviteteve me karakter profesional. Qendra e Karrierës ofron mundësi të bashkëpunimit për studentët aktual në mënyrë efektive si antarë të një ekipi, të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të pranojnë përgjegjësi individuale për projekte ose detyra, dhe të përfaqësojnë në mënyrë efektive Qendrën e Karrierës para studentëve të tjerë, njësive akademike, kampuseve dhe punëdhënësve.

Për studentët e diplomuar

Një ndër prioritetet të Qendrës së Karrierës është mbajtja e vazhdueshme e kontakteve me studentët e diplomuar, me qëllim të ofrimit të informatave rreth punësimit, pjesëmarrjes së studentëve të diplomuar në evenimetet, punëtori, seminare të cilat organizohen nga Kolegji AAB.

Praktika dhe kërkimi i punës

Qendra e Karrierës ju ndihmon studentëve në strategjitë e praktikës dhe kërkimit të punës, duke organizuar punëtori, seminare, njoftimi me vende të lira të punës, ofrimin e këshillave individuale, grupore, me qëllim të zhvillimit të shkathtësive dhe aftësive profesionale. Pjesëmarrja e studentëve në aktivitetet të tilla zgjeron njohuritë e tyre lidhur me profesionet që dëshirojnë ti zotërojnë në të ardhmen dhe ndihmon në krijimin e lidhjes midis përvojave të fituara dhe karrierës së ardhshme

SHTRËNGIM DUARSH - Takimi i studentëve aktual dhe studentëve të diplomuar

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave luan një rol të rëndësishëm gjatë procesit të vendimarrjes për karrierë. Qendra e Karrierës ofron mundësi për studentët aktual dhe të diplomuar një bashkëpunim të tillë, përmes organizimeve të ndryshme siç janë: tryezat të rumbullakëta, vebinareve, storje të sukseseve, ku studentët e diplomuar paraqesin arritjet, sfidat, mundësitë, përfitimet lidhur me profesionet e tyre para studentëve aktual

Punëdhënësit

Qendra e Karrierës ndihmon në rrjetizimin e studentëve me punëdhënësit. Punëdhënësit janë miqtë e Qendrës së Karrierës, të cilët ofrojnë mundësi të shumta për zhvilllimin e shkathtësive profesionale të studentëve, duke i njoftuar studentët për sukseset dhe sfidat si ndërmarrës dhe profesionist nëpërmjet takimeve ballë për ballë me studentët. Një tjetër mundësi e cila ofrohet nga punëdhënësit është edhe mundësimi i zhvilllimit të punës praktike të studentëve në institucione përkatëse, ku ata do të kenë mundësi ti zhvillojnë shkathtësitë e tyre profesionale duke u mentororuar dhe monitororuar nga punëdhënësit në bashkëpunim me zyrtarët e Qendrës së Karrierës. Ky bashkëpunim i ndërsjelltë do ti mundësoj studentëve në zhvillimin e njohurive, aftësive dhe shkathtësive të cilët më pasë do të jenë më afër tregut të punës vendor dhe global.