Shërbimi i studentëve

Shërbimi i studentëve

Që në hapin tënd të parë në AAB, ti si student i ri do të kesh nevojë për informacionet themelore për aplikimin, regjistrimin, procesin mësimor dhe për procedura tjera për statusin tënd si student. Për këtë gjithmonë përkujdeset Shërbimi i Studentëve.

Të vendosur në katin e parë të ndërtesës universitare, asistentët administrativë për secilin fakultet veç e veç, gjithnjë janë të gatshëm të të dalin në ndihmë për çdo kërkesë apo pyetje për të cilën do të kesh nevojë për sqarime.

Shërbimi i studentëve është në dispozicionin tuaj nga e hëna deri të shtunën në orar të plotë,duke filluar në orën 08.30 në mëngjes deri në orën 20.00 në mbrëmje. Shërbimet administrative të cilat i kryen Shërbimi i Studentëve:

  • Provimet pranuese
  • Regjistrimi i semestrit
  • Oraret e mësimit, të kolokuiumeve dhe të provimeve
  • Paraqitja e provimeve
  • Vërtetimet për studime
  • Certifikatat për provimet e dhëna
  • Parashtrimi i kërkesave për bartjen e provimeve në raste transferimi
  • Shpall rezultatet e provimeve
  • Organizon konsultimet me profesorë
  • Njoftimet e ndryshme për aktivitetet në Kolegj, etj.

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19