Alumni

Studentët e Kolegjit AAB pasi të diplomojnë nuk shkëputen plotësisht nga kolegji, por marrëdhënia student-institucion ndryshon, pasi ndyrshojnë edhe nevojat dhe pritshmëritë.
Zyrtarët e Qendrës së Karrierës vazhdimisht kontribuojnë në vlerat personale dhe profesionale të studentëve të diplomuar duke mbajtur kontakte të vazhdueshme informuese, ofrimin e mundësive për zhvillimin e tyre në aspektin profesional, ofrimin e mundësive për pjesëmarrjen e tyre në evenimente të ndryshme që realizohen në Kolegjin AAB, një mundësi e mirë për t’ i paraqitus sukseset, sfidat gjatë rrugëtimit të tyre drejt zhvilllimit të karrierës.
Një ndër qëllimet kryesore të Qendrës së Karrierës, është bashkëpunimi dhe sjellja e eksperiencave të reja nga studentët e diplomuar për studentët aktual.
Partneriteti në mes të diplomuarve dhe Qendrës së Karrierës është shtylla kryesore e ofrimit të shembujve praktik të sukseseve para studentëve aktual, dhe një zinxhir i lidhjes së bashkëpunimit.