Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës (FBFK), në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, realizoi me sukses Seminarin Profesional për Trajner Fitnesi, duke ofruar njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike për zhvillimin profesional të trajnerëve të rinj.
Seminari u mbajt në ambientet e Kolegjit AAB dhe u zhvillua në 4 module intensive, përgjatë 4 javëve radhazi. Ligjëratat teorike u udhëhoqën nga profesorë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, ndërsa pjesa praktike u zhvillua nga trajnerë elitarë kosovarë nga fusha e fitnesit dhe bodybuildingut.
Ky seminar shërbeu si një platformë e rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e standardeve në fushën e fitnesit në Kosovë. Në përmbyllje të seminarit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata, të cilat u shpërndanë nga Prof. Dr. Shemsedin Vehapi, Prof. Dr. Fatmir Pireva dhe Sekretari i FBFK-së , Sabri Dragusha.