Alumni

Pas diplomimit, studentët e Kolegjit AAB nuk shkëputen plotësisht nga institucioni; marrëdhënia student-institucion ndryshon, pasi ndryshojnë edhe nevojat dhe pritshmëritë e tyre.

Zyrtarët e Qendrës së Karrierës vazhdimisht kontribuojnë në zhvillimin personal dhe profesional të diplomuarve duke:

  • Mbajtur kontakte të vazhdueshme informuese,

  • Ofruar mundësi për zhvillim profesional,

  • Siguruar pjesëmarrjen në ngjarje të ndryshme që realizohen në Kolegj, ku diplomuarit mund të prezantojnë sukseset dhe sfidat e tyre gjatë rrugëtimit drejt zhvillimit të karrierës.

Një nga qëllimet kryesore të Qendrës së Karrierës është të bashkëpunojë me diplomuarit dhe të sjellë përvojat e tyre tek studentët aktualë.

Partneriteti mes diplomuarve dhe Qendrës së Karrierës është shtylla kryesore e prezantimit të shembujve praktikë të suksesit para studentëve aktualë dhe krijon një zinxhir të qëndrueshëm bashkëpunimi.