Coffee Lectures

Coffe Lectures, Kolegji AAB

“COFFEE LECTURES NË AAB” hapësira për të mësuar diçka të re

“Coffee Lectures” janë për të gjithë që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth një teme të caktuar, atraktive dhe me interes akademik.

Çdo ligjëratë zgjat 15 minuta, në mënyrë që ju të mësoni diçka të re ndërsa shijoni kafenë apo çajin tuaj.

Gjatë 15 minutave ju do merrni informacione të përmbledhura për një temë të caktuar, në një hapësirë ku mund të marrin pjesë stafi akademik,studentët dhe çdo person tjetër i interesuar.

Njohuri të reja për 15 minuta, çdo javë në AAB, shoqëruar me një filxhan kafeje!