FAQ – Pyetje të shpeshta

Kur mund ta shfrytëzoj Bibliotekën?

Biblioteka universitare e Kolegjit AAB, punon sipas këtij orari:

e hënë – e premte, nga ora: 08:30 – 16:30
të shtunave, nga ora: 08:00 – 16:00

A është i lejuar ushqimi në Bibliotekë?

Ushqimi është i ndaluar në bibliotekë, megjithatë përdoruesit e bibliotekës mund të marrin ushqim i cili kushtimisht nuk e dëmton bibliotekën / respektivisht librat, inventarin.

A ka biblioteka ndonjë vend për studime grupore, ku unë me kolegët e mi mund ta shfrytëzojmë atë hapësirë për projekte grupore?

Po, Biblioteka ka tre hapësira të përshtatshme për studime grupore, të cilat duhet të rezervohen paraprakisht. Gjithashtu ka edhe tre hapësira të veçanta për shfrytëzim individual.

FAQ-Koleksionet, huazimet, gjobat

Si t’ i gjejmë gjërat në Bibliotekë?

Gjithmonë bëni pyetje te personat përgjegjës në Bibliotekë. Ata do t’ ju ndihmojnë!

Çka duhet të paraqes që të huazoj material nga Biblioteka?

Studentët duhet të kenë ID Kartelën studentore për të huazuar libra nga biblioteka dhe nuk lejohet të huazohet për dikë tjetër.

A mund ta shfrytëzojë Bibliotekën Universitare AAB, dikush që nuk është student i AAB-së?

Biblioteka Universitare AAB është e hapur për të gjithë studentët e Kolegjit AAB, për stafin e Kolegjit, por edhe hulumtuesit e tjerë që nuk janë pjesë e Kolegjit AAB, mund ta shfrytëzojnë Bibliotekën.

Sa është kohëzgjatja e huazimit të materialit të huazuar nga Biblioteka?

Përdoruesit mund të huazojnë libra deri në 14 ditë, nëse në bibliotekë janë më shumë se dy ekzemplarë të së njejtit libër. Ndërsa, materialet referale, revistat, gazetat nuk jepen në huazim jashtë bibliotekës.

Si mund ta vazhdoj materialin e huazuar?

Ju duhet që të paraqiteni personalisht, te zyrtari i qarkullimit, për ta vazhduar afatin e librit të huazuar. Nuk keni nevojë që ta sillni librin me vete.
Gjithashtu ju mund ta vazhdoni kohëzgjatjen e mbajtjes së librit edhe përmes e-mailit:
[email protected]

Çka ndodh nëse nuk e kthej librin me kohë?

Nëse ju e keni kaluar kohën e kthimit të materialit të huazuar, atëherë do të gjobiteni, si:

– 0.50 € për çdo ditë të vonuar;
– Do të limitoheni për të huazuar materiale të tjera në të ardhmen.

Çfarë ndodh nëse dëmtohet apo asgjësohet materiali i huazuar?

Nëse përdoruesi e dëmton apo asgjëson materialin bibliotekar dënohet me gjobë:
Duhet të kthejë të njejtin titull në Bibliotekë ose të paguaj çmim të dyfishtë të librit/materialit të asgjësuar.