Krahas misionit, Biblioteka Universitare ka hartuar edhe politikat zhvillimore të saj, politika këto që do ta rregullojnë edhe më mirë funksionimin e bibliotekës. Këto politika do t’u japin mundësi si përdoruesve ashtu edhe stafit të bibliotekës ta kenë më të lehtë shfrytëzimin dhe punën në bibliotekë.
Biblioteka Universitare e Kolegjit AAB synon që në një të ardhme të afërt të zgjerohet edhe më shumë.
Ky zgjerim nënkupton pasurimin e fondeve ekzistuese të librit si dhe krijimin e fondeve të reja.