Studimet e magjistraturës në Shkencat e Bibliotekarisë, Informacionit dhe Studimit të librit në Universitetin e Lubjanës, studimet master në Simmons College në SHBA, studimet themelore në Universitetin e Prishtinës – Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Për disa vite punoi në katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, respektivisht në Bibliotekën e Katedrës. Pas përfundimit të studimeve shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një trajnim katër mujor në lëmin e Shkencave të Bibliotekarisë dhe në të njëjtën kohë regjistroi studimet posdiplomike në Shkencat e Bibliotekarisë në Simmons College.
Trajnimin katër mujor e kreu në disa biblioteka akademike si: Robert Frost Library (Amherst), Harvard University Library, Brandies University Library (Boston), Library of Congress etj.
Tani, Urim Sallauka është para përfundimit të magjistraturës në Universitetin e Lubjanës, në degën e Library Information Scienceand Book Studies. Është ekspert i Bibliotekarisë, veçanërisht për ato biblioteka që janë në themelim e sipër. Ka një bagazh shumë të mirë në Shkencat e Bibliotekarisë. Është njohës shumë i mirë i burimeve shkencore, revistave akademike. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Merret me publikime të ndryshme rreth Shkencave të Bibliotekarisë.
Ka punuar edhe në institucione tjera në Republikën e Kosovës. Në gusht 2005 filloi punën në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, pastaj ne vitin 2008 u punësua menaxher në Bibliotekën e Shkollës Amerikane në Kosovë “American School of Kosova”.
Besarta Rexhepi – Zyrtare në Bibliotekë
Magdalena Kqira – Zyrtare në Bibliotekë