“Book Club”, Klubi Letrar i formuar nga studentët e Gjuhës Anlgeze

23 Dhjetor 2017

Studentët e Gjuhës Angleze në kampusin e Kolegjit AAB në Gjakovë kanë formuar Klubin Letrar “Book Club”, me këtë rast dekanja e këtij fakulteti Venera Llunji bashkë me asistenten Zana Nura përpiluan një listë të librave, ku çdo muaj do të lexohet nga një libër.

Ky klub përbëhet nga studentët e tre viteve të Fakultetit të Gjuhës Angleze, klubi letrar në fokus ka leximin e librave që dikur kanë qenë të ndaluar për arsye të ndryshme si:  përdorimi i gjuhës ofensive, nëse libri ka qenë në konflikt me vlerat e komunitetit, nëse është nënvlerësuar ose përçmuar religjioni, nëse është përshkruar praktikimi i magjisë, ose akti seksual, etj…

Studentët thanë se përmes leximit të këtyre librave ata përveç se krijojnë lidhje më të forta me njëri tjetrit, bëhen edhe më mendjehapur duke analizuar, diskutuar dhe u ndihmon të shprehen në mënyrë të lirë duke mos u paragjykuar. Kjo njëkohësishtu u ndihmon të përmirësojnë edhe të folurit në gjuhën angleze.

Share: