Botohet në Gjermani libri i Lavdim Terziut, mësimdhënës në Kolegjin AAB

Libri mongrafik “Sfidat e administrimit dhe menaxhimit në arsimin parauniversitar në Kosovë”, i autorit Lavdim Terziu, mësimdhënës në Fakultetin e Administratës Pubilike në AAB, është një studim i cili ofron rezultate unike, duke e pasqyruar më së miri gjendjen dominuese në menaxhimin e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Për më tepër, autori ka përshtatur një qasje objektive, të ndërtuar mbi fakte, gjë që e klasifikon librin si dobiprurës përmbajtësisht. Prandaj, libri në fjalë është një studim i rëndësishëm që e begaton literaturën kosovare në këtë fushë dhe mund të shërbejë edhe si referencë universitare për studentët e Administrimit Publik.

Libri është botuar në anglisht nga Shtëpia Botuese „Lambert Academic Publishing“, në Gjermani.

Studentëte interesuar që dëshirojnë ta kenë këtë libër, mund ta gjejnë atë në bibliotekën e Kolegjit AAB.

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO