Certifikohen pjesëmarrësit e trajnimit “Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve” nga QAP dhe Zyra e Projekteve

20 Korrik 2023

Është zhvilluar trajnimi dy ditor me temën “Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve” i organizuar nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Zyra e Projekteve e Kolegjit AAB. Ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve për planifikimin dhe implementimin e projekteve zhvillimore, të cilat synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit në kuadër të Kolegjit AAB.

Grupi i parë i pjesëmarrësve ishte i përbërë nga 35 profesorë dhe asistentë të fakulteteve të ndryshme në kuadër të Kolegjit AAB. Përfshirja aktive e pjesëmarrësve në këtë trajnim, u finalizua edhe me konceptimin e ideve konkrete për projektet e ardhshme të cilat Kolegji AAB synon të zbatojë.

Trajnime të avancuara në këtë fushë, do të organizohen në vazhdimësi, për të ndërtuar kështu kapacitete të larta institucionale të planifikimit dhe implementimit të projekteve zhvillimore.

Share: