Diplomë e dyfishtë masteri nga Shkolla Ndërkombëtare e Menxhmentit IMS Geneva, në Kolegjin AAB

Kolegji AAB dhe International Management School Geneva – IMS Geneva (Switzerland), kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të ofrimit të programit të dyfishtë për studime master.

Kjo marrëveshje u mundëson studentëve të Kolegjit AAB, që të marrin një diplomë të dyfishtë nga IMS Geneva, juridikisht të pranueshme. Kandidatët për programin e gradës së dyfishtë/ plotësuese duhet të jenë  studentë të diplomuar në Kolegjin AAB në nivelin Master dhe më pas të vazhdojnë ciklin e studimeve për të marrë diplomën shtesë nga IMS Geneva.

Programet studimore që ofrohen nga IMS Geneva, i përkasin fushës së menaxhimit dhe ekonomisë, por edhe të shkencave kompjuterike.

Marrëveshjen e nënshkroi Prof. Ass. Dr. Venera Llunji, Pro-rektore për Marrëdhënie me Jashtë  dhe Bashkëpunim në Kolegjin AAB dhe Z.Philippe Grossk, dekan i IMS Geneva.

Studimet do të jenë njëvjeçare ndërsa zbatimi i programit do të bëhet në mënyrë modulare. Kandidatët e parë do të fillojnë me modulin e Marketingut Digjital, për të vazhduar më pas me modulet tjera.

Konkursi për vitin e ardhshëm akademik do të shpallet së shpejti në webfaqen e Kolegjit AAB.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO