Edon Ibrahimi i diplomuar në AAB, trajner i ekipit të volejbollit në Hungari

16 Gusht 2022

Edon Ibrahimi, ish student në Kolegjin AAB, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, ka trasuar rrugën e të diplomuarve të suksesshëm, ku menjëherë pas studimeve arrijnë rezultate edhe në karrierë.

Ai është zgjedhur trajner i ekipit të volejbollit ‘’CoreComm-VESC Röplabda’’ në Hungari, duke shënuar kështu një sukses të madh në aspektin profesional.

Edoni, që dikur ishte pjesë e klubit të volejbollit ‘’Kastrioti’’ nga Ferizaj, tani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me një nga ekipet më të njohura hungareze.

“Rruga më e lehtë e më profesionale drejt suksesit kalon nga dyert e Kolegjit AAB”, tha Edoni derisa u shpreh tejet mirënjohës e falënderues ndaj stafit akademik, dhe angazhimit të madh gjatë viteve të studimit.

“Falë diplomimit në Kolegjin AAB në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, tani do të udhëheq një nga ekipet e volejbollit më të njohura në Hungari. Përveç kësaj më presin edhe shumë projekte të reja, që shpejt pritet të bëhen zyrtare”, u shpreh Edoni.

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, ofron studime në dy nivele, bachelor dhe master ndërsa iu mundëson të diplomuarve të vënë në zbatim mësimet e aftësitë në tregun e punës, si brenda dhe jashtë vendit.

Programet që ofrohen në kuadër të këtij fakulteti janë Kulturë Fizike dhe Sport (bachelor dhe master) si dhe Fitnes dhe Nutricion (master).

Share: