Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se afati i rregullt i provimeve të Janar-it 2016/17, fllon neser me 23 Dhjetor 2016, me paraqitjen e provimeve, i cili zgjatë deri më 21 Janar 2017.
Provimet do të mbahen nga datat 21 Janar – 11 Shkurt 2017.
Ju lutem që provimet t’i paraqitni me kohë. Paraqitja e provimeve bëhet përmes sistemit e-service, tek rubrika “Provimet” (opsioni “Paraqit provimet”). Prandaj, ju lutem t’i përmbaheni orarit të dhënë dhe gjithmonë te bazoheni në oraret e shpallura në web-faqe për arsye të ndonjë ndryshimi eventual.
Studentët që për herë të parë i nënshtrohen provimeve universitare, ju rikujtoj se nuk mund të hyni ne provime pa i paraqitur, edhe në rastet kur provimet janë kryer me koloviume, ato duhet paraqitur në mënyrë që nota të iu figurojë në sistem.
Rezultatet i percjellni vazhdimisht tek opsioni “Rezultatet e provimeve”, ne llogarite personale te e-service, nese nuk ju figuron nota edhe pas mbajtjes se konsultimeve, ju lutem drejtohuni ne administrate (ose shkruani ne e-mailin: [email protected]). Afati për refuzim të notës pas marrjes së rezultatit është 48 orë.
Poashtu, në ditën e provimit patjetër duhet ta keni ID-në tuaj të studentit, shkaku i evidentimit dixhital.
Për të parë orarin e provimeve, klikoni në linkun: http://aab-edu.net/shkarko-provimet, të cilin mund ta gjeni edhe duke e vizituar webfaqen: http://aab-edu.net/, në shiritin e kuq lart opsioni Oraret–>Provimet. I plotesoni fushat e zbrazura si në foton e bashkangjitur.
Ju urojme suksese ne provime!