Fakulteti Ekonomik organizoi ligjëratë informuese për “Work and Travel”

21 Dhjetor 2018

Klubi i Ekonomistëve të Rinj i Kolegjit AAB, organizoi ligjëratë informuese për programin “Work and Travel”. Qëllimi i organizimit të kësaj ligjërate ishte informimi i studentëve për llojet e programit, çka mbulon ky program, orientimi rreth qëndrimit në ShBA, ndihma në plotësimin e aplikacioneve e shumë informata të tjera që ishin në interes të studentëve.

Studenti Albion Hasani, tregoi për përvojën e tij personale në programin “Work and Travel”, gjithashtu njoftoi studentët rreth mënyrës së aplikimit, kushteve të banimit, llojet e punëve të mundshme, përfitimet financiare, etj…

Bashkë me Albionin, pjesë të kësaj ligjërate ishin edhe studentë të tjerë që kanë pasur mundësi të jenë pjesë e programit “Work and Travel”. Ata u shprehën falënderues ndaj Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, që edhe vitin e kaluar ka organizuar ligjëratë informuese, ku falë informacioneve të marra ata patën rastin që të fitojnë eksperienca të pa harruara në ShBA.

Share: