Fakulteti i Kulturës Fizike i AAB-së mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar “Teknologjia e re në sport 2019” në Sarajevë

26 Dhjetor 2019

Në saje të bashkëpunimit me Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik të Universitetit të Sarajevës, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB, Fatmir Pireva dhe prof. Arben Maliqi, morën pjesë ne simpoziumin e XI-të ndërkombëtar “Teknologjia e re në sport 2019”, të mbajtur në Sarajevë .

Kolegji AAB në këtë simpozium mori pjesë si partner i Simpoziumit.

Me këtë rast Kolegjit AAB iu nda mirënjohje e veçante “për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e afirmimit dhe promovimit të simpoziumit ndërkombëtar për teknologjinë e re në sport”.

Pjesëmarrja ne këtë ngjarje ishte e një rëndësie te veçantë pasi që kishte karakter ndërkombëtar dhe u shkëmbyen shumë përvoja në mes të pjesëmarrësve.

Në përfundim të simpoziumit pjesëmarrësit shprehën dëshirën dhe vullnetin që në të ardhmen do t’ i përkrahin edhe organizimet e Kolegjit AAB.

Share: