Fakulteti i Shkencave Sociale nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin parashkollor “Brilantët” 

11 Dhjetor 2017

Edhe një marrëveshje e re bashkëpunimi iu shtua listës së partnerëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB.

Fjala është për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional me kopshtin e fëmijëve “Brilantët” në Fushë Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. Hysen Kasumi dhe prof. Alberita Bytyqi, si dhe drejtoresha e Kopshtit “Brilantët” znj. ValbonaThaçi-Bajçinca. 

Marrëveshja parasheh bashkëpunimin për zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të Shkencave Sociale në këtë institucion, projekte të përbashkëta zhvillimore e hulumtuese, seminare dhe tryeza diskutimi në fushën e edukimit parashkollor.

Share: