Interesim i madh për studime master në Kolegjin AAB

1 Nëntor 2021

Interesim i madh i kandidatëve për regjistrim në vitin akademik në Kolegjin AAB, po tregohet edhe nga të interesuarit për studime master.

Me qëllim të përzgjedhjes së kandidatëve më të denjë në programin Shëndeti Mendor, që këtë vit akademik është akredituar për herë të parë, sot në ambientet e Kolegjit AAB u mbajt provimi pranues me shkrim për ta.

Nga qindra aplikantë të interesuar për këtë program studimi, Këshilli Mësimor i Fakultetit të Psikologjisë ka përzgjedhur një listë të ngushtë, të cilët i janë nënshtruar testit me shkrim e që kandidatët më të suksesshëm pritet të bëhen studentë të gjeneratës së parë të këtij programi.

Programi studimor master Shëndeti Mendor, ka për qëllim të përgatisë kuadro të cilët formësimin e tyre profesional si psikologë klinikë do ta arrijnë përmes angazhimit të metodave aplikative në psikologji. Një gjë e tillë konsiderohet deficitare në vendin tonë, andaj edhe interesimi i kandidatëve ishte i madh.

Krahas masterit për “Shëndet Mendor”, Kolegji AAB në ofertën e vet akademike të vitit 2021/22, sjell rreth 20 programe studimore të nivelit master, ndërsa në këtë mes hyjnë edhe programet e reja të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, siç janë: Kontabilitet dhe Auditim, dhe Fitnes dhe Nutricion.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19