Kolegji AAB dhe Universiteti “Shën Klementi” nga Maqedonia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Duke parë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar sa i përket arsimit të lartë, Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Shën Klementi” në Shkup, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve me ketë institucion.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeve të bashkëpunimit këto dy institucione premtojnë mbështetjen e tyre për përfitime reciproke dhe gatishmërinë për të kontribuar në rritjen e bashkëpunimeve kulturore, arsimore, kërkimore dhe zhvillimore midis Maqedonisë dhe Kosovës. Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa dhe  rektori i Universitetit të Shën Klemenit prof. dr. Saso Korunovski.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje i pranishëm ishte edhe dekani i Fakultetit për Kriminologji, Kriminalistikë dhe Studime të Sigurisë  i Universitetit të Sarajevës, Prof.dr. Nedzad Korajlic, i cili ka koordinuar vendosjen e bashkëpunimit në mes të këtyre institucioneve.

Prioritete të kësaj marrëveshjeje do të jenë,  zhvillimi dhe koordinimi i çështjeve të rëndësishme në arsimin e lartë dhe arsimimin e mëtejshëm profesional,  organizimi i programeve të përbashkëta në të gjitha nivelet e studimeve duke përfshirë edhe studimet e doktoratës, lidhjet e kërkimit, shkëmbimi i informacionit dhe rezultateve, vizitat e stafit dhe ofertat për financimin dhe kërkim nga Bashkimi Evropian. Po ashtu marrëveshja parasheh edhe  shkëmbimin e stafit akademik dhe vizitat për këshilla dhe koordinim të standardeve, kurseve dhe zhvillimit të kurrikulave, si dhe çështje të tjera edukative dhe pedagogjike, mbështetjen e monitorimit, këshillimit dhe trajnimit për stafin akademik dhe administrativ.

INSTITUTI AAB
APLIKO