Kolegji AAB, Kampusi në Ferizaj shpall konkurs për punë praktike

9 Dhjetor 2015

Kolegji AAB, Kampusi në Ferizaj shpall konkurs për studentë të interesuar për punë praktike për të gjitha fakultetet dhe programet e studimit. Puna praktike organizohet nga Kolegji AAB, dega në Ferizaj në bashkëpunim me institucionet përkatëse me qëllim të ngritjes dhe aplikimit të njohurive shkencore dhe akademike në praktikë.

 

 Institucionet të cilat studentët kanë mundësi të kryejnë praktikën e tyre:

1.            Komuna e Ferizajt

2.            Komuna e Hanit të Elezit

3.            Komuna e Shtimes

4.            Komuna e Vitisë

5.            Komuna e Kaçanikut

6.            Posta e Kosovës, regjioni Ferizaj (për studentët e Fakultetit Ekonomik)

 

Studentët e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:

–              Të jenë studentë aktiv;

–              Përparësi kanë studentët që janë në vitin e fundit të studimeve (viti i tretë, përkatësisht i katërt);

–              Të sjellin certifikatën e notave (që merret në administratë);

–              Të plotësojnë formularin për aplikim të cilin mund ta merrni te Zyra për punë praktike.

 

Shqipe Shaqiri-  Koordinatore  për punë praktike

Email: shqipe.shaqiri@ aab-edu.net           

Tel: ++381(0)290 328 908

Mob:    +377 44 77 90 90

www.aab-edu.net          

Share: