Kolegji AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK)

13 Shtator 2021

Kolegji AAB, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), të përfaqësuar nga dekani Fatmir Pireva dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Duke e vlerësuar lart nënshkrimin e këtij memorandumi, presidenti Ismet Krasniqi, theksoi se për KOK-un po hapet një kapitull i ri, i cili e afron edhe më shumë me institucionet arsimore dhe sportive, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me Kolegjin AAB, ka ekzistuar edhe muaj më parë, por që tani po zyrtarizohet me nënshkrim të memorandumit.

Gjatë fjalës së tij, dekani Pireva përmendi aktivitetet e përbashkëta të organizuara si, shënimi i Ditës Olimpike 2021 dhe tryezat e përbashkëta, ndërsa marrëveshja e zyrtarizuar tashmë, do të përfshijë disa prej pikave si shkëmbim të stafit, shkëmbim të përvojave të përbashkëta, organizim të aktiviteteve si shkollat verore, simpoziumet e ndryshme, konferencat etj., derisa sipas tij, kulminacioni i këtij bashkëpunimi do të jetë themelimi i Akademisë Olimpike.

Për rëndësinë që ka nënshkrimi i këtij memorandumi në avancimin e KOK-ut në pjesën së edukimit, foli edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili theksoi së shpejti do të hapet Akademia Olimpike, që do të funksionojë si Departament i ri brenda KOK-ut, e që bashkëpunimi krahas AAB-së do të zgjerohet edhe me Universitetin e Prishtinës.

Nënshkrimin e këtij memorandumi e vlerësuan lart edhe nënpresidentja e KOK-ut, Mimoza Shkodra Bislimi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi, si dhe përfaqësues tjerë të AAB-së, që ishin të pranishëm.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19