Ligjëratë virtuale me profesor ndërkombëtarë për studentët e Fakultetit Ekonomik

24 Dhjetor 2021

Në vazhdën e aktiviteteve të Fakultetit Ekonomik për të sjellë profesorë ndërkombëtarë të cilët ndajnë me studentët përvojat, eksperiencat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare që lidhen me dukuritë ekonomike, së fundi ishte prof. Ahmad Mlouk i doktoruar në fushën e kontabilitetit dhe financave nga Universiteti Leicester në Londër si dhe profesor në Univeristetin Stanfordshire. Tema që u trajtua përgjatë kësaj ligjërate ishte “Company Valuation: Methods and Application”.

Studentët patën mundësinë të kuptojnë se si bëhet vlerësimi i pasurisë së kompanive të mëdha në tregjet ndërkombëtare ku u morën shembull Tesla, Toyota dhe Volkswagen. Gjithashtu, u sqaruan metodat më të përdorshme të vlerësimit të vlerës së kompanive si dhe aplikimi i tyre. Metodat që u sqaruan ishin: metoda e zbritjes së rrjedhës së parasë, metoda e rritjes së dividendit, etj.

Në fund të ligjëratës u bë edhe diskutim mes studentëve dhe profesorit rreth problematikave të njëjta në rastin e Kosovës duke i krahasuar me praktikat ndërkombëtare.

Share: