Maturantët e Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” vizituan Kolegjin AAB, dega në Gjakovë

8 Maj 2017

Qëllimi i vizitës ishte që maturantët të njoftohen me kushtet që ofron për studime ky Kolegj, e veçanërisht Dega në Gjakovë.

 Pas një prezantimi të historisë dhe aktiviteteve të Kolegjit AAB maturantët parashtruan një numër të madh të pyetjeve.

“Në fund të kësaj vizite maturantët kuptuan se përparësia e institucionit tonë në krahasim me universitetet tjera është puna praktike, të cilës i jepet prioritet te ne”, tha drejtor Qarkaxhija.

Qarkaxhija shtoi se maturantët e vizituan objektin dhe mbetën shumë të kënaqur me atë që panë.

Share: