Me ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit, përfundoi Shkolla Dimërore për Siguri Kibernetike

10 Janar 2020

Shkolla Dimërore për Cyber Security&Privacy, e organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe ICT Academy, të cilën e ndoqën dhjetëra pjesëmarrës, ka përfunduar punimet e saj me ceremoninë e ndarjes së certifikatave e mirënjohjeve për vijuesit.

Me mirënjohje u nderuan të gjithë pjesëmarrësit të cilët ishin më të suksesshëm në përmbushjen e detyrave.

Vijuesit u shprehën të kënaqur me përmbajtjen e programit që ndoqën, ndërsa kjo Shkollë Dimërore synon që të jetë e përvitshme.

 

Share: