Mësimdhënësit e Fakultetit Ekonomik po realizojnë trajnimin për zhvillimin e karrierës me studentë në kampusin e Gjakovës

24 Mars 2018

Me qëllim të ngritjes së njohurive dhe aftësive të studentëve për mënyrën e komunikimit korrekt në shkresat zyrtare e sidomos me akterë të tregut të punës, Fakulteti Ekonomik ka organizuar trajnimin për zhvillimin e karrierës “Si të përgatitemi për tregun e punës”.

Në kampusin e Gjakovës u mbajt pjesa e parë e këtij moduli, nga mësimdhënësit e Fakultetit Ekonomik Donat Rexha dhe Adelina Gashi, të cilët ligjëruan lidhur me përgatitjen e një CV-je profesionale, letre motivuese, kërkese dhe ankese.

Trajnimi ishte i hapur për të gjithë studentët e Kolegjit AAB, andaj ndjekës të trajnimit në Gjakovë nuk ishin vetëm studentët e Fakultetit Ekonomik, por edhe studentë të fakulteteve të tjera. Moduli i dytë i këtij trajnimi do të mbahet shumë shpejt në kampusin e Gjakovës, derisa në kampusin e Prishtinës në javët në vijim pritet të mbahen trajnimet e radhës për studentët e Fakultetit Ekonomik

 

Share: