Moduli i katërt gjysmëditor si përfundim i “Programit Dimëror 2023” të organizuar nga QAPI

20 Shkurt 2023
The fourth half-day module as the conclusion of the "Winter Program 2023" organized by QAPI

Në kuadër të “Programit Dimëror 2023” të organizuar nga QAPI për zhvillimin profesional të personelit, me 23 dhe 24 shkurt 2023 nga ora 09:00-12:30, në sallën A-207 do të mbahet moduli i katërt “Planifikimi dhe menaxhimi i projekteve (pilotim)”, me trajner Ilirjana Geci. Qëllimi i trajnimit fillestar për planifikimin e projekteve është që të rrisë kapacitetet e stafit akademik të Kolegjit AAB për të iniciuar dhe hartuar projekt propozime për aplikim në programe sponsorisuese nga burime të ndryshme si qeveria, industria, fondacionet, institucionet dhe nisma ndërkombëtare. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kuptojnë procedurat e inicimit të projekteve dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Zyrën për Zhvillimin e Projekteve, për të adresuar iniciativat dhe për të hartuar projekt propozime.

Të gjithë të interesuarit për trajnimet që ofrohen në kuadër të “Programit Dmëror 2023” të QAPI, për më shumë informata mund të kontaktojnë me koordinatorët: Diana Qarkaxhija ([email protected]) dhe Xhavit Rexhaj ([email protected]).

Share: