Mundësi punësimi në Odën Amerikane (short term)

18 Maj 2017
Oda Amerikane është në proces të zbatimit të një projekti/hulumtimi, për të cilën i nevojitet të angazhojnë 6 studentë që të na ndihmojnë me aktivitete të hulumtimit në terren në 6 rajone të ndryshme të Kosovës. 
Hulumtuesit do të angazhohen për një periudhë afërsisht 1 mujore dhe si detyrë kryesore do të kenë që të anketojnë një numër të bizneseve lidhur me një temë specifike të cilën jemi duke e trajtuar. 
 
Përmes këtij njoftimin, ftohen të gjithë studentët e interesuar të Ekonomisë apo të fushave të ngjashme, të aplikojnë deri më 26 maj 2017.
 
Për çfarëdo pyetje apo paqartësi, ju lutem kontaktoni përmes emailit ([email protected]). 
 
Për më shumë detaje gjeni të bashkëngjitu konkursin zyrtar:
 
AmCham Vacancy Announcement – Field Researchers.

Share: