Sot në AAB mbahet Simpoziumi I, në temën “Qasja bio-psiko-sociale ndaj problemeve të shëndetit mendor”

3 Prill 2017

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, sot, më 7 prill 2017,  organizuar nga Fakulteti i Infermierisë, Instituti AAB dhe me përkrahje të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, në Kolegjin AAB do të mbahet  Simpoziumi I, në temën “Qasja bio-psiko-sociale ndaj problemeve të shëndetit mendor”.

Në këtë simpozium, në të cilin janë paraqitur mbi 1000 pjesëmarrës, do të shtjellohen çështje me rëndësi për shëndetin mendor shikuar nga aspekti shëndetësor, psikologjik e social.

Sipas agjendës, hapja solemne e punimeve të Simpoziumit do të bëhet në orën 10.00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, ndërsa punimet do të zhvillohen gjatë tërë ditës në sesione të ndara.

Dita Botërore e Shëndetësisë, që shënohet më 7 Prill , ofron një mundësi unike për të mobilizuar veprimet rreth një teme të veçantë shëndetësore që shqetëson njerëzit në të gjithë botën.

Këtë vit, tema kryesore e fushatës në shënim të kësaj dite është depresioni dhe mënyra se si ta trajtojmë atë.

Për më shumë informacione rreth programit të konferencës, klikoni linkun zyrtar të konferencës:

http://konferencat.aab-edu.net/sdnsh/

 

Share: