Nis punimet Konferenca Kombëtare Shkencore e Arkitekturës në bashkëpunim me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës

30 Maj 2023
The National Scientific Conference of Architecture in cooperation with the Association of Architects of Kosovo begins

Sot ka nisur punimet Konferenca Kombëtare e Arkitekturës “Arkitekti dhe Arkitektura në kontekstin kohë” e organizuar nga Kolegji AAB në bashkëpunim me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës. Kjo konferencë ka sjellur panelet shkencore ku do flitet rreth temave të caktuara në nivel kombëtar, në shtresime të ndryshme kohore. Temat të cilat do trajtohen janë: identiteti arkitektural dhe urban, kultura dhe arkitektura, roli i arkitektit, trashëgimia, politika dhe arkitektura, ndikimet e globalizmit, arkitektura dhe teknologjia, arkitektura dhe qëndrueshmëria.

Në hapjen e konferencës zv/kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB Bujar Demjaha, iu uroi mirëseardhje kolegëve të tij arkitektë duke shpresuar në rezultate konkrete pas përfundimit të konferencës dhe prurje të reja. Edhe kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës njëherazi kryetar i Këshillit Shkencor i konferencës Masar Dushi, tha se organizime të tilla përbëjnë rëndësi të veçantë në këtë fushë e cila ka rol kyç në shoqëri dhe vend. Tutje dekani i Fakultetit të Arkitekturës së Kolegjit AAB Armend Fazliu, e shpalli të hapur konferencën duke thënë se pritshmëritë janë të ketë diskutime të frytshme dhe ide të reja në fushën e arkitekturës. Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilët janë profesorë të njohur e arkitektë që do të prezantojnë punimet e tyre gjatë paneleve.

Konferenca po zhvillohet në kuadër të PAAF (Festivali i Arteve dhe Arkitekturës) e mbështetur nga M-Technologies dhe zyra projektuese Urban Plus.

Share: