Një delegacion nga Universiteti Uludag vizitoi Universitetin AAB

11 Qershor 2015

Sot një delegacion nga Universiteti Uludag, nga Republika e Turqisë, i prirë nga dekani, prof. dr. Cenek Aydin, dhe një grup studentësh vizituan Universitetin AAB.

Qëllimi i vizitës ishte që të shikohen mundësitë për fillimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të AAB-së dhe Universitetit Uludag.

Më konkretisht gjatë kësaj vizite janë shqyrtuar mundësitë e shkëmbimit të studentëve në nivelet bachelor dhe master, si dhe janë shqyrtuar edhe programe të tjera të veçanta si projekte, seminare, transfer i teknologjisë, dhe takime të tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dyja institucionet dhe të dyja vendet.

Prorektori për Çështje Mësimore në Universitetin AAB, Shemsedin Vehapi, pasi përshëndeti mysafirët dhe i falënderoi ata për vizitë, foli për historikun e AAB-së, dhe mundësitë që ofron ky institucion i lartë arsimor. “Për një dekadë e gjysmë AAB u bë institucioni arsimor më i madh dhe më cilësor jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon nga sektori jo publik”, ka thënë prorektori Vehapi.

Mysafirët ishin shumë të kënaqur me të arriturat dhe kushtet që ofrohen në AAB, sidomos me programet e studimit, teknologjinë më moderne, infrastrukturën, personelin akademik dhe me arritjet e studentëve.

Share: