Përmbledhje e sukseseve të Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB

1 Shkurt 2022

Fakulteti i Arteve dhe Arkitekturës synon në thelb të rrisë mendimin akademik dhe artistik krah aftësimit dhe aplikimit praktik, duke i dhënë prioritet ruajtjes së një niveli të dalluar kombëtar dhe të konkurrojë me institucionin e arsimit akademik në nivel ndërkombëtar, duke patur parasysh që arti konsiderohet shpirti i një kombi dhe i ngritjes së qytetërimit.

Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:

  1. Fakulteti i Arkitekturës pjesë e projektit amerikan “Urban Data Kosovo” të Massachusetts Institute of Technology
  2. Ekspozitë e plakatave të studentëve të Dizajnit Grafik dhe perfomancë artistike nga studentët e Muzikës për Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it
  3. Konferenca e dytë Akademike Ndërkombëtare Virtuale
  4. Studentët e drejtimit të Koreografisë pjesë e Festivalit Fem Art “Nata e Kabaresë”
  5. Finalizimi i projektit ideor për rikonceptualizimin e rrugës nacionale Ferizaj – Viti – Gjilan “Joseph “Beau”Biden III

Share: