Përmbledhje e sukseseve të Fakultetit të Stomatologjisë të Kolegjit AAB

31 Janar 2022

Programi i Stomatologjisë në Kolegjin AAB i aftëson studentët mbi njohuritë dhe kompetencat e përgjithshme të Stomatologjisë. Studentëve, përveq tjerash ju mundësohet qasja në aparaturën më moderne ekzistuese. 

Nga ky program ata do të aftësohen të punojnë në sektorin publik dhe atë privat për shërimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të ndryshme të Shëndetit Oral, gjithashtu do të jenë të aftë që profesionin e stomatologut ta ushtrojnë edhe jashtë në Evropë apo gjetiu.

Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:

1.       Funksionalizimi i Klinikës Stomatolgjike dhe kryerja e praktikës klinike nga studentët në hapësira moderne dhe me teknologjinë më të fundit

2.       Ligjërata online me profesorë të ftuar ndërkombëtarë duke shtjelluar tema të lëmive të ndryshme të Stomatologjisë

3.       Publikimi i punimeve shkencore nga lëmia e Stomatologjsië në revista ndërkombëtare

4.       Organizimi i Simpoziumit të katërt satelitor në bashkëpunim me Fakultetin e Radiologjisë dhe AAF-OMI-KOMC

5.       Trajnimi dhe përfundimi me sukses i stafit te rregullt organizuar nga QAP – Kolegji AAB mbi Konceptet Bashkëkohore për mësimdhënie, vlerësim dhe hartim të rezultateve mësimore

Share: