Prof.Diana Garlytska nga Lituania mbajti ligjërata për studentët e Fakultetit Ekonomik në AAB

11 Maj 2018

Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB si përfitues i programit të Eramus + për shkëmbimin e stafit akademik, këtë javë ka pritur profesoreshën Diana Garlytska nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Vilnius (SMK), nga Lituania.

Profesoresha Garlytska ka mbajtur ligjërata me studentët e Fakultetit Ekonomik në temati: Përgjegjësia Sociale Korporative; Zhvillimi i Qëndrueshëm i Biznesit; si dhe Ekologjizimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Instrumentet Financiare të tij.

Ky ishte një rast i shkëlqyeshëm për studentët e Kolegjit AAB që në kuadër të studimeve të tyre të rregullta të dëgjojnë ligjërata nga profesorë ndërkombëtarë dhe të përfitojnë nga përvojat e tyre.

Po ashtu, këto lloj shkëmbime të stafit akademik në mes të Kolegjit AAB dhe universiteteve të tjera evropiane janë një mundësi shumë e mirë për profesorët e AAB-së që të krijojnë dhe mirëmbajne kontakte me profesorë të huaj si dhe të ndërkombëtarizojnë përvojat e tyre në mësimdhënie.

Share: