Profesoresha e AAB-së, Albulenë Kastrati, fituese e bursës në Programin Fulbright

10 Shtator 2019

Krahas rezultateve të vazhdueshme të studentëve, një nga arsyet kryesore për ngritjen e cilësisë
dhe rritën e Kolegjit AAB, padyshim është edhe stafi i mrekullueshëm akademik.
Numrit të mësimdhënësve të AAB-së të cilët kanë arritur të bëhen pjesë e programit Fulbright, së
fundmi i është shtuar edhe profesoresha Albulenë Kastrati.
Si futese e bursës Fulbright, gjatë vitit akademik 2019/20 në mesin e katër të përzgjedhurve,
Kastrati do të jetë pjesë e Duke University , në ShBA. Nën mentorimin e prof.Connel Fullenkamp,
drejtor i programeve të ekonomisë në Duke University, i shkolluar në Harvard University,
Albulena Kastrati do të definojë dhe masë konceptin dhe sjelljen e likuiditetit të tepër të
ekonomive emergjente dhe në tranzicion në Evropë, në kuadër të projektit të saj: “The
Determinants of Excess Liquidity in the Banking System of European Emerging and Transition
Economies.”
Albulenë Kastrati është ligjëruese e rregullt në Kolegjin AAB. Ajo ka mbaruar studimet master
dhe doktoraturën në Staffordshire University në Angli, ndërsa krahas aktivitetit akademik ajo
profesionalisht është e angazhuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës. @ Kosovo (region)

 

 

Share: