Sot ka filluar mbajtja e trajnimit të parë në kuadër të programit dimëror 2024 të Qendrës për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI). Tema e trajnimit ishte “Planifikimi i projekteve” që u mbajt nga Ilirjana Geci, Erëza Mehmeti dhe Qëndresa Kukaj ku morën pjesë anëtarë të stafit akademik të Kolegjit AAB.
Ky trajnim përfshinte fazat e një projekti, inicimin e projektit, identifikimin e nevojave, përcaktimin e qëllimit kryesor dhe objektivave të projektit etj.
Ndër të tjera u zhvillua edhe pjesa praktike përmes punës në grupe të cilët përpiluan një projekt ndërsa përcaktuan aktivitetet dhe kohështrirjen e projektit.
Në fund u realizua përmbledhja e ditës së parë të trajnimit dhe rezultatet e arritura nga angazhimi i pjesëmarrësve.