Senati i Kolegjit është organi më i lartë profesional i Kolegjit. Ai vendos për të gjitha çështjet e rëndësishme të Universitetit në fushën e mësimit, kërkimit shkencor dhe artistik.
Senati, si organi më i lartë akademik, përbëhet prej:
- Rektorit;
- Prorektorëve;
- Dekanëve të të gjitha njësive akademike;
- Një anëtari të zgjedhur nga stafi akademik i secilës njësi akademike;
- Një përfaqësuesi të studentëve;
- Një anëtari nga stafi teknik- administrativ;
- Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit është anëtar i përhershëm i Senatit.
Senatin e kryeson Rektori. Në mungesë të Rektorit, Senatin e kryeson prorektori i caktuar nga Rektori.
Në varësi të përgjegjësive të përgjithshme të Bordit dhe të përgjegjësive të Rektorit dhe Prorektorëve, Senati ka kompetencë për:
- Çështjet e përgjithshme strategjike që lidhen me kërkime, studime, mësimdhënie dhe kurse në Kolegj;
- Përpilimin e strategjisë për zhvillimin akademik të Kolegjit;
- Miratimin e Statutit të Kolegjit, pas sigurimit të pëlqimit të Bordit të Universitetit;
- Të vendosur për veprimtarinë mësimore, shkencore dhe artistike të Kolegjit;
- Të përcaktuar kriteret e pranimit të studentëve;
- Të siguruar cilësinë dhe procedurën e dhënies së kualifikimeve;
- Të propozuar formën dhe përmbajtjen e stemës, vulës dhe vulës së thatë;
- Të miratuar Rregulloren mbi procedurën për shqyrtimin e masave ndaj studentëve;
- Të shqyrtuar çështjet e mbrojtjes së të drejtave të personelit dhe të studentëve;
- Të miratuar plan programet mësimore;
- Të vendosur për propozimet e Rektorit të Kolegjit për anëtarët e komisioneve;
- Të kryer edhe punë të tjera të caktuara me këtë Statut.